Saturday, May 18, 2024
spot_img

Kryeministri Kurti mori pjesë në konferencën e radhës të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES)

Mbrëmë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherazi Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, mori pjesë në konferencën e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) në Bukuresht të Rumanisë në kuadër të fushatës për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit.

Midis përfaqësuesve të partive të ndryshme, theksojmë pritjen e Kryeministrit të Rumanisë, Marcel Ciolacu, bashkëbisedimet por edhe praninë e Komisionerit Evropian dhe njëherazi kandidatit unanim të PES-it për President të Komisionit Evropian, Nicolas Schmit, Kryetarit të PES-it dhe ish-Kryeministrit të Suedisë Stefan Löfven, gjithashtu të Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Zëvendës Kryetares të Parlamentit Evropian, Katarina Barley, Kryetares së grupit të socialistëve dhe demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian, Iratxe Garcia Pérez, dhe shumë përfaqësuesve të tjerë prej partive anëtare të PES-it.

Dy muaj para zgjedhjeve evropiane, ky takim kishte shumë rëndësi për të mobilizuar sa më shumë votues përballë rreziqeve që i kanosen demokracive në Evropë nga orvatjet e forcave të jashtme dhe të brendshme që synojnë dobësimin e Bashkimit Evropian.

Siç e theksoi Kryeministri Kurti gjatë darkës me liderë, socialdemokracia i ka idetë dhe traditën për të mbrojtur e zhvilluar si demokracinë ashtu edhe evropianizmin, por i ka edhe zgjidhjet dhe potencialin për të përballuar së bashku tre sfidat kryesore globale të kohës: pabarazitë sociale, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet ndaj sigurisë. Ai shprehu bindjen se PES-i mund të dalë fuqia e parë parlamentare në Bruksel nëse punojmë bashkarisht për një pjesëmarrje të lartë në zgjedhje, për çfarë sigurisht se kontribuon edhe mërgata jonë.

Partisë Socialdemokrate të Rumanisë, e cila është dhe partia e parë në vend, Kryeministri Kurti i uroi sukses në katër zgjedhjet e sivjetme. Në fund, ai i ftoi të gjithë të pranishmit që të mobilizojnë përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Evropës për votën e pritur më 16 prill në Asamblenë Parlamentare të KiE-s, si një hap i ri kyç për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion tejet të rëndësishëm evropian e ndërkombëtar, për të drejtat dhe drejtësinë.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT