Sunday, April 28, 2024
spot_img

Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me deputetë të Kuvendit, asamblistë të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, sot gjatë ditës vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit dhe shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj, i cili u nda nga jeta të martën e 12 marsit.

Duke shprehur ngushëllimet e tij, kryeministri Kurti, tha se z. Sefaj do të kujtohet përherë për punën e tij fisnike si gazetar dhe për krijimtarinë e tij të pasur letrare dhe publicistike.

“Një jetë e plotë që ia ka vlejtur fort. Për vetën e tij dhe për neve që e njohëm, i lexuam e do t’i lexojmë përsiatjet dhe përvojat e tij të kthyera në libra për të tjerët. Me mall e nderime për Bajram Sefajn”, shkroi kryeministri Kurti, në librin e ngushëllimeve.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT