Thursday, May 2, 2024
spot_img

Kryeministri Kurti vizitoi punimet në projektin “Zgjerimi i rrugës nacionale N-9”, segmenti Kijevë-Dollc

Paraditen e sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fillimin e punimeve të zgjerimit të Rrugës Nacionale N-9, segmenti Kijevë-Dollc.

Derisa lloti i parë i këtij segmenti rrugor është në ri-tenderim, kryeministri Kurti gjatë njoftimit me punëkryesin e mbikëqyrësin e punëve të kryera, u shpreh i lumtur për inaugurimin e lloteve 2, 3 dhe 4, me gjatësi afër 11 kilometra, në vlerë të përgjithshme prej më pak se 21 milionë euro.
Ai i uroi punë të mbarë pronarit, menaxherëve dhe punëtorëve për punën e përbashkët për një arterie tejet të rëndësishme infrastrukturore, që e lidhë kryeqytetin me pjesën perëndimore të Republikës tonë.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, u deklarua se për projektet që po zhvillohen brenda këtij mandati, po iu kushtohet rëndësi cilësisë së projektimeve që në fazën e dizajnimit, në fazën e realizimit të punimeve, si dhe çështjeve që i përkasin shpronësimeve në kohë.

Ndërkaq, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, u shpreh i bindur për realizimin efikas të tre lloteve të këtij segmenti rrugor.

“Janë pra tri llote, që afatet e kryerjes, afati më i gjatë është 460 ditë për llotin më të madh, por duke e parë angazhimin edhe të kompanive, por edhe të mbikëqyrjes së jashtme, të cilën e kemi kontraktuar, unë jam i bindur se do ta realizojmë para këtij afati që të tri llotet”, tha ai.

Për të parë nga afër fillimin e këtij projekti, bashkë me kryeministrin Kurti, ishin ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, zëvendësi i tij, Hysen Durmishi, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi.

Pas segmentit Kijevë-Dollc, vjen ai Dollc-Zahaq, për të cilin do të bëhet hapja e procesit për tenderim në muajin maj.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT