Saturday, July 27, 2024
spot_img

Kryeministri slloven ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ndodhet në terapi intensive

Kryeministri sllovak Robert Fico nuk është më në rrezik, por mbetet në terapi intensive katër ditë pasi u qëllua nga një person i armatosur, tha zëvendëskryeministri i vendit, sipas Guardian.

“Gjendja e tij mbetet e rëndë dhe ai ka nevojë për kujdes intensiv,” u tha gazetarëve Robert Kalinak, aleati më i ngushtë politik i Ficos.

“Mund ta konsiderojmë gjendjen e tij të qëndrueshme me prognozë pozitive”, shtoi Kalinak jashtë spitalit ku po trajtohet Fico.

Ai po ashtu deklaroi se Fico do të qëndrojë për momentin në spitalin e Banska Bistrica, pasi gjendja është ende shumë e rëndë që kryeministri të transferohet në spitalin e kryeqytetit Bratislavë.

Fico u qëllua për vdekje të mërkurën pas një takimi të qeverisë në qytetin Handlova.

Kalinak ka deklaruar më parë se Fico ka pësuar katër plagë me armë zjarri, dy të lehta, një të mesme dhe një të rëndë.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT