„I nderuar ministër i kabinetit qeveritar,
Qarkorja rreth Tetovës është një projekt i madh që do të shtrihet nga nyja “Trebosh” deri në Neproshten. Mjetet për këtë projekt janë siguruar nga buxheti i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore në vlerë mbi 12.2 milionë euro.
Të nderuar,
Investimi në infrastrukturën rrugore është prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Realizojmë investime rekord në rrugë. Filluam me realizimin e investimit kapital më të madh në historinë e vendit tonë, ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-d, korridoret evropiane që do të na lidhin me Lindjen dhe Perëndimin, duke e bërë Maqedoninë e Veriut një ndër qendrat kryesore transitore.
Me ndërtimi e këtyre dy korridoreve, ne i forcojmë lidhjet me fqinjët, hapim vende pune, krijojmë mundësi për biznese të reja, i inkuadrojmë në punë edhe kompanitë vendase dhe stimulojmë rritje ekonomike dhe rritje të shkëmbimit tregtar.
Maqedonia e Veriut e ndryshon pamjen e vet dhe bëhet akoma më eqasshme për investitorët të cilët gjithnjë e më shumë i njohin mundësitë dhe potencialet tona.
Ne nuk do të lejojmë që qytetarët të izolohen dhe të përjashtohen nga qytetërimi në shtetin e vet. Prioriteti ynë është zhvillimi i përshpejtuar i Maqedonisë së Veriut, hapja e tregjeve të reja, investime të reja, ardhmëri evropiane këtu, në shtetin tonë. Qytetarët e meritojnë këtë dhe është obligimi ynë ta përmbushim.
Të nderuar të pranishëm,
Vetëm vitin e kaluar kemi realizuar rreth 400 milionë euro në projekte kapitale. Gjegjësisht, në këto pak vite arritëm të ndërtojmë dhe rehabilitojmë mbi 1400 kilometra rrjet rrugor. Vetëm në infrastrukturën rrugore investojmë mbi 2 miliardë euro.
E rrisim cilësinë e rrugëve në gjithë vendin dhe me këtë ndikojmë edhe në cilësinë e jetës së qytetarëve.
Ne nuk ikim nga sfidat – kemi dëshmuar se po përballemi me to. Synimi ynë parësor është krijimi i një infrastrukture rrugore moderne dhe të sigurt, e cila do të mundësojë zhvillimin e barabartë të të gjitha rajoneve në vend dhe do na ndërlidhënë mënyrë cilësore me vendet e Bashkimit Evropian dhe fqinjët. Këto investime i realizojmë për të krijuar kushte për rritje ekonomike, duke lehtësuar transportin e mallrave dhe udhëtarëve dhe duke hapur mundësi të reja për kompanitë vendase.
Çdo kilometër rrugë e ndërtuar në vend është një investim për të gjithë ne, për brezat e ardhshëm, për zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e gjithë vendit.
Ju faleminderit për vëmendjen!“