Sunday, March 3, 2024
spot_img

Kryeministri Xhaferi, u drejtua në seancën e parë konstituive të Qeverisë së sapo zgjedhur: Të punojmë me përkushtim, efikasitet dhe së bashku për zgjedhje korrekte dhe në funksion të qytetarëve

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut filloi seanca parë e përbërjes së sapo zgjedhur të Qeverisë.
Në fillimin e seancës konstituive të Qeverisë së sapo zgjedhur kalimtare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u drejtua Kryetari i ri i Qeverisë, Talat Xhaferi.
Kryeministri Xhaferi i kumtoi pritjet nga puna e Qeverisë së re në pjesën e organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve të ardhshme dhe për realizimin e obligimeve aktuale të Qeverisë, në interes të qytetarëve.
Para nesh është një detyrë kyçe, përgatitja dhe organizimi i zgjedhjeve të rregullta të lira, korrekte dhe demokratike në një procedurë të drejtpërdrejtë, të hapur dhe ligjore. Në detyrën tonë, ne kemi obligim të bashkëpunojmë me Kuvendin dhe Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Misionin e OSBE/ODIHR-it, por edhe me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në, me qëllim që të sigurojmë standarde më të larta evropiane në procesin e fushatës zgjedhore dhe vetë zgjedhjet me fokus të plotë në krijimin e kushteve në të cilat qytetarët do e shprehin qartë vullnetin e tyre në zgjedhje,” tha Kryeministri Xhaferi.
“Këtu jemi po ashtu për të siguruar funksionimin e rregullt të institucionit, bashkëpunimin dhe gjithëpërfshirjen në punë dhe nga kjo Qeveri pres efikasitet dhe të jetë në funksion të interesave të qytetarëve, duke qenë transparente dhe llogaridhënëse”, theksoi Kryeministri Xhaferi.
“Pres që të gjithë anëtarët e Qeverisë të investojnë gjithë diturinë dhe përvojën e tyre dhe të punojnë me përkushtim në interes të qytetarëve dhe se të gjitha sfidat para nesh do tejkalojmë bashkë, në mënyrë transparente dhe profesionale,”  porositi Kryeministri Xhaferi.
Kryetari i Qeverisë, Talat Xhaferi, në fjalimin e tij të parë para përbërjes së sapo zgjedhur të Qeverisë, ua uroi zgjedhjen anëtarëve të Qeverisë dhe u dëshiroi punë dhe bashkëpunim të suksesshëm.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT