Sunday, April 28, 2024
spot_img

KRYEMINISTRI XHAFERI VIZITOI UNIVERSITETIN “NËNË TEREZA” NË SHKUP

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i shoqëruar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri sot realizoi vizitë punë në kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, ku takoi udhëheqësinë e universitetit profesorë dhe studentë.
Në takimin me rektorin Prof.dr. Izet Zeqiri, kryetaren e Senatit Prof.dr. Suzana Jordanovska,  prorektorët Rizvan Sulejmani, Fati Iseni, Bekim Fetaji dhe Bujamin Bela, z.Xhaferi u informua për konsolidimin e UNT-së në aspekt infrastrukturor dhe akademik.
Kryeministri Xhaferi tha se për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup me vendim qeveritar vitin e kaluar u nda parcelë prej 50 mijë metrash katrorë, në rrethin e kazermës së mëparshme “Ilinden”, për objektin kryesor, në sipërfaqe prej 3.300 metra katrorë u dedikuan 95 milionë denarë,  për rinovimin e hapësirave të objektit kryesor dhe 5 milionë denarë për nevoja plotësuese.
‘Universiteti Nënë Tereza në Shkup, edhe pse ndër universitetet më të reja në shtet, megjithatë shënon suksese, sidomos në drejtim të numrit të studentëve që duan të ndjekin mësimin në fakultetet që janë në kuadër të Universitetit’ tha Xhaferi duke shtuar se numri i studentëve rritet për çdo vit dhe kjo vetvetiu flet për cilësinë me të cilën zhvillohet mësimi këtu dhe cilësinë e kuadrit shkencor-mësimor, tha Xhaferi.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri tha se ndjehet krenar për investimet të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka realizuar dhe planet e përkrahjes në suaza të investimeve kapitale afatgjate në të ardhmen.
‘Studentët si të Universitetit Nënë Tereza edhe ato të universiteteve tjera e ndjejnë përkushtimin që kjo qeveri e ka për ardhmërinë e vendit duke përkrahur studentët të cilët janë ardhmëria e shoqërisë dhe ata që do i ecin proceset përpara’, u shpreh Shaqiri.
Rektori i UNT-së, Prof.dr. Izet Zeqiri tha se universiteti ka arritur avansim të gjithanshëm, por se do të jetë i kompletuar vetëm kur të ndërtohet Kampusi i tij modern.
Në kuadër të vizitës, Kryeministri Xhaferi i vizitoi edhe hapësirat e Universitetit, si edhe laboratorët në këtë institucion të arsimit sipëror, i cili 9 vite prej themelimit të saj, ishte pa kushte hapësinore për punë, në 8 fakultete, ku mësimi zhvillohet në 3 gjuhë.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT