Kryetarët e opozitës vizitojnë Ambasadën e SHBA-ve pas pezullimit të Dialogut Strategjik

Kryetarët e tri partive opozitare në legjislaturën e kaluar – PDK, LDK dhe AAK – kanë shkuar sot në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vetëm pak orë pasi ambasada njoftoi pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën.

Ambasada amerikane njoftoi se pezullimi erdhi për shkak të “veprimeve të Qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e SHBA-ve për të punuar produktivisht mbi prioritetet e përbashkëta”.

Burime nga partitë kanë konfirmuar për RTK-në se takimet po zhvillohen me radhë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, hyri në takim rreth orës 15:00, ndjekur nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ndërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndodhet tashmë në selinë e ambasadës në Prishtinë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT