Sonte, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, qëndroi në Poroj pranë Albi Qamilit, bartës i listës së këshilltarëve, ku u pritën me entuziazëm dhe energji të madhe gjatë fushatës.
Gjatë takimit u diskutua për punët e bëra gjatë katër viteve të fundit, si dhe për planet për mandatin e dytë dhe për Kapitullin e Dytë të zhvillimit të Tetovës.
Poroji dha mbështetjen për të vazhduar punën e përbashkët. “Tetova nuk kthehet prapa në errësirë. Tetova zgjedh punën, zhvillimin, pastërtinë dhe krenarinë. Tet❤va s’ndalet!”, theksoi Kasami.