Kryetari Bilall Kasami viziton Shipkovicën për të dëgjuar sfidat, pritshmëritë dhe idetë e banorëve për zhvillimin e fshatit

Sonte, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, pati kënaqësinë të vizitojë fshatin Shipkovicë, një vend i njohur për mikpritjen e banorëve të tij dhe për zemrën e hapur që gjithmonë e kanë treguar ndaj vizitorëve. Gjatë takimit, kryetari Kasami bisedoi drejtpërdrejt me banorët për sfidat e përditshme me të cilat përballen, dëshirat dhe pritshmëritë e tyre, si dhe për projektet e ardhshme që planifikohen për zhvillimin e fshatit.

Një nga lajmet më të rëndësishme për banorët është fillimi shumë i shpejtë i rikonstruktimit të rrugës lokale, një projekt i pritshëm prej kohësh. Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe do të lehtësojë jetën e përditshme të qytetarëve, duke hapur mundësi për zhvillim ekonomik dhe social të Shipkovicës.

Kryetari Kasami theksoi se bashkëpunimi me banorët dhe dëgjimi i sugjerimeve të tyre janë thelbësore për çdo projekt zhvillimi. Ai shprehu mirënjohje për fjalët e mira, idetë dhe sugjerimet që qytetarët e Shipkovicës gjithmonë japin, duke theksuar se kjo mikpritje dhe dashuri për vendlindjen është burim i motivimit për të vazhduar me vendosshmëri në realizimin e projekteve që ndryshojnë jetën e banorëve.

Takimi i sotëm është pjesë e vizitave të rregullta të kryetarit Kasami në të gjitha komunitetet e Tetovës, me qëllim përforcimin e dialogut me qytetarët dhe rritjen e transparencës në realizimin e projekteve zhvillimore, që shërbejnë për të mirën e përbashkët.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT