Saturday, July 27, 2024
spot_img

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – së REISUL ULEMA H. Hfz. SHAQIR ef. FETAI PËRCOLLI HAXHINJTË E RMV – së DREJT VENDEVE TË SHENJTA

Sot, 4 Qershor (e martë), orët e hershme të mëngjesit nga Aeroporti Ndërkombëtarë i Shkupit, Reisul Ulema i BFI e RMV – së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Muftiu i Muftinisë së BFI – Shkup, Muftiu Dr. Qenan ef. Ismaili si dhe drejtori i sektorit fetaro – arsimor Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki përcollën karavanin e  parë të haxhinjëve të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së për në vendet e shenjta.

Ekspedita e parë këtë vit përbëhet nga 180 besimtarë të Muftinisë së BFI – Shkup, të cilët kanë bërë nijet që të performojnë haxhin e sivjemë.

Reisul Ulema i BFI e RMV – së H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në emrin e tij personal, në emër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së dhe besimtarëve të këtij nënqielli haxhinjëve ju dëshiroi rrugëtim të lehtë me haxh dhe dua të pranuara!

Bashkësia Fetare Islame e RMV – së falenderon organet e rendit dhe drejtuesit e aeroportit për bashkëpunimin!

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT