Saturday, July 27, 2024
spot_img

KSHZ: Dalja deri në orën 17 është 44,18 për qind ose nëntë për qind më shumë se zgjedhjet presidenciale të vitit 2019

Pjesëmarrja deri në orën 17:00 është 44,18 për qind, ose nëntë për qind më e lartë se e njëjta periudhë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019, tha në një konferencë për media, Aleksandar Dashtevski, kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). 

Të dhënat, siç informon ai, i referohen të dhënave të marra nga 1788 vendvotime me 899977 zgjedhës të regjistruar, nga të cilët të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 379612 persona.

Pjesëmarrja më e madhe , shtoi kreu i KSHZ-së, është shënuar në Novaci – 67,19 për qind , ndërsa më e ulëta në Plasnicë, 15,5 për qind.

“Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar 308 kundërshtime për mbrojtjen e të drejtave personale të votimit, janë pranuar 75 kundërshtime dhe votuesve iu është mundësuar të ushtrojnë të drejtën e votës, 27 kundërshtime janë refuzuar si të parregullta dhe 38 kundërshtime është refuzuar. Pjesa tjetër po përpunohet. “, tha Dashtevski, i cili theksoi se në të gjitha vendvotimet ka qenë e qetë .

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT