Kandidati për Komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani, është pritur sot nga bashkatdhetarët në qytetin Alsdorf të Gjermanisë. Në këtë takim miqësor, Ramadani ka falënderuar mërgimtarët për përkrahjen e vazhdueshme dhe organizimin e tyre për të ardhur në vendlindje më 2 Nëntor 2025, me qëllim shfrytëzimin e të drejtës së votës si banorë të komunës.
“Mërgata ka qenë gjithmonë shtyllë e zhvillimit tonë. Me 2 Nëntor drejtësia do të vijë në vend,” është shprehur Ramadani, duke theksuar rëndësinë e mobilizimit qytetar për ndryshime pozitive në Bërvenicë.
Takimi në Alsdorf u mbyll me zotimin e mërgimtarëve për mbështetje të fuqishme në procesin zgjedhor dhe për angazhim konkret në zhvillimin e komunës.