Kualifikueset Botërorit 2026: Shumë gola dhe spektakël mbrëmjen e së dielës

Mbrëmjen e së dielës, kualifikueset për Botërorin 2026 ofruan shumë emocione dhe gola.

  • Gjermania u rikthye te fitorja pas disfatës me Sllovakinë, duke mundur Irlandën e Veriut 3-1, ndërsa Sllovakia fitoi 1-0 ndaj Luksemburgut, duke mbajtur vendin e parë në Grupin A.

  • Gjeorgjia mposhti Bullgarinë 3-0 në Grupin E.

  • Spanja, kampione e Europës, triumfoi 6-0 ndaj Turqisë në Konia, duke dhuruar spektakël të madh.

  • Holanda fitoi 3-2 ndaj Lituanisë, ku Memphis Depay u bë golashënuesi më i mirë historik i “Tulipanëve”. Po në këtë grup, Polonia mundi Finlandën 3-1.

  • Maqedonia e Veriut mposhti Lihtenshteinin 5-0, duke ruajtur vendin e parë në Grupin J, ndërsa Belgjika fitoi 6-0 ndaj Kazakhistanit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT