Saturday, June 15, 2024
spot_img

Kualifikueset e “Euro 2025” për vajza/ Arbitret shqiptare do të vendosin drejtësi në ndeshjen Zvicër – Hungari

Pas arbitrimit historik të Emanuela Rustës dhe Edjena Kapxhiut në UEFA Women’s Champions League në ndeshjen SL Benfica W – Barcelona W, arbitret shqiptare do të vendosin sërish drejtësi në arenën europiane.

Emanuela Rusa si kryesore, Edjena Kapxhiu e Mirjeta Salla në rolin e asistentes dhe Kejsi Tafili si arbitre e katërt do të gjykojnë për herë të parë në histori një ndeshje kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Europian për vajza.

Të premten në mbrëmje më datë 31 maj në orën 20:00, arbitret shqiptare do të drejtojnë ndeshjen e grupit B1, Zvicër – Hungari që do të luhet në stadiumin “Tissot Arena”.

Një tjetër lajm i mirë dhe një sukses për arbitrimin shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, teksa vlerësimi nga UEFA edhe për arbitret vajza po rritet dita-ditës.

Emanuela Rusta, Edjena Kapxhiu dhe Mirjeta Salla janë të pajisura me stemën e FIFA-s, ndërsa në qershorin e vitit 2023 Rusta u bë arbitrja e parë femër e promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA, duke u ngjitur në kategorinë e parë.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT