Autoritetet e Parkut Kombëtar “Mali Sharr” u bëjnë thirrje të gjithë vizitorëve dhe sportistëve që të jenë më të kujdesshëm gjatë fundjavës dhe ditëve në vijim. Për shkak të ndryshimeve të temperaturave dhe erërave, në disa pjesë të malit është vërejtur paqëndrueshmëri e shtresave të borës.
Këshilla praktike për lëvizje të sigurt:
-
Apelojmë tek të gjithë vizitorët, alpinistët dhe dashamirët e sporteve dimërore:
lëvizni me kujdes në kushte malore
shmangni terrenet e rrezikshme dhe të pjerrëta
përdorni pajisje të përshtatshme sigurieMali është i mrekullueshëm, por kërkon përgjegjësi. Informimi dhe përgatitja e duhur janë thelbësore për të shijuar natyrën në mënyrë të sigurt.
Siguria gjithmonë duhet të jetë në vend të parë.


