Sunday, July 14, 2024
spot_img

Kujt dhe pse i pengon drejtori Halit Ferati?

Kujt dhe pse i pengon drejtori Halit Ferati?Kujt dhe pse i pengon drejtori Halit Ferati?
Konferenca e Sindikatit të pavarur të Inspektoratit Shtetëtor për Arsim, është absurd i llojit të vetë, rast unikat që qartazi tregon se kujt dhe pse i pengon, drejtori i Inspektoratit, Halit Ferati.
Kryetari i Sindikatit, Jovan Gjorgjievski, ish kryetar i Komunës së Sopishtes, i kandiduar nga VMRO-DPMNE, parti e cila organizoi protesta kundër arsimit shqip në Çashkë dhe kundër drejtorit Halit Ferati, sot kërkon shkarkimin e tij. Edhe Sindikata është regjistruar në adresën e Komunës së Sopishtes që është një presedan për një organizatë sindikaliste, e cila poashtu duhet të angazhohet për të drejtat e të punësuarve dhe jo për emrimet e drejtorit dhe çështje politike siç i dëgjuam në konferencë.
Të gjitha këto dëshmojnë se kreut të këtij sindikati dhe bashkëpunëtorëve të tij u pengon fakti se për herë të parë është ringjallur Inspektorati Shtetëror për Arsim, që për vite nuk ishte dëgjuar. Atyre ju pengon zbatimi i gjuhës shqipe, punësimi dhe avancimi i shqiptarëve në inspektorat dhe arsim, hapja e paraleleve shqipe në mbarë vendin e veçanërisht në vendbanimet ku ato nuk kanë funksionuar me vite.
Për të mos mjaftuar të gjitha këto, kujtojmë se Gjorgjievski dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij kanë pasur padi penale për punën e tyre.

– Aleanca për Shqiptarët –

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT