Thursday, May 2, 2024
spot_img

KUMTESË/Izet Mexhiti: Do t´u shpërndajmë gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut 49% të aksioneve të Ndërmarrjeve Publike në vlerë prej 10.000 euro për secilin individ

Fjalimi integral i kryetarit të Lëvizjes Demokratike dhe njëherit bartës i Listës për deputetë në njësinë Zgjedhore numër 1, Izet Mexhiti nga konferenca e sotme e shtypi të Koalicionit VLEN

Përshëndetje të nderuar gazetarë

 

Sot kemi në takim strukturat e VLEN, të cilat janë të shtrira në 6 njësitë zgjedhore, me degë dhe me nëndegë. 

 

I kemi katër parti, pra katër struktura, por e kemi edhe Vetëvendosjen, që na mbështetnë frymë dhe në frymëzim, me porositë e kryeministrit të pakorruptuar, Albin Kurtit, por edhe të Glauk Konjufcës që erdhi e natakoi dje, për të na përkrahur.

 

Katër parti kanë bashkuar forcat. Skënderbeu thoshte “Bashkimi bën fuqinë”, dhe ne sot, këtu në sheshin Skënderbe, po itakojmë strukturat tona të bashkuara. 

 

Ne do të fitojmë, dhe fitorja do ta forcojëbashkimin tonë. Ata që kanë mbajturpushtet përmes ndarjes dhe përçarjes, kanëmarrë fund dhe do të humbasin.

 

Fitorja jonë do të sjellë ndryshime të mëdhapër shoqërinë, sidomos për shqiptarët nëMaqedoninë e Veriut.

 

Një ndër masat ekonomike që do të merren, do të jetë  vendosja e NdërmarrjeveShtetërore në dorë të Qytetarëve. Ne do t´ushpërndajmë gjithë qytetarëve tëMaqedonisë 49% të aksioneve tëNdërmarrjeve Shtetërore, pra do t´ushpërndajmë aksione me vlerë 10.000 euro për secilin individ. Këto aksione do tëmund të shiten në treg, dhe do të sjellindinamikë të re ekonomike për familjet e secilit, por do të mundësojnë edhe futjen e kapitalit privat në këto ndërmarrje, gjë qësjell modernizim dhe zhvillim. Këtopolitika të zbatuara me sukses në shumëvende evropiane, ka ardhur koha tëzbatohen edhe tek ne. 10.000 euro përsecilin individ, dhe më shumë kapital përndërmarrjet e për ekonominë, kjo ështëekonomia që VLEN.

 

Por për të realizuar të gjitha këto, na duhet secila votë, dhe kjo porosi duhet tëshpërndahet nga gjithë strukturat tona. Na duhet, etapa e parë në 24 prill, angazhimi itë gjithëve. Fitorja e 24 prillit, do ia hapë derën fitores së 8 majit.

 

Fitorja VLEN. Ju faleminderit.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT