Tuesday, May 21, 2024
spot_img

KUMTESË/Izet Mexhiti: Nga BDI ikin të gjithë sikur nga korona!

Bartësi i Listës së kandidatëve për deputetë të Koalicionit VLEN në Njësinë zgjedhore 1 dhe njëherit lider i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti sot ka deklaruar se të gjithë nga BDI ikin sikur nga virusi korona, për të shtuar se BDI do të shkojë në opozitë.

“Ditëve të fundit nga BDI të gjithë ikin sikur nga korona. Nga BDI ik edhe VMRO-DPMNE, nga BDI ik edhe Maksim Dimitrievski, nuk dëshiron qeveri me ta, nga BDI siç e shoh edhe ish-kryeministri Kovaçevski është hidhëruar sepse në mënyrë jokorrekte luajtën edhe me të. Edhe LSDM nuk do me BDI-në. Kështu që duket se BDI do të mbetet në opozitë me Levicën dhe pikërisht atë që e thanë, me forcat pro-ruse”, tha Mexhiti para mediave.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT