Saturday, April 27, 2024
spot_img

Kupa e Shqipërisë 2023-2024/ Hidhet shorti, këto janë çiftet gjysmëfinaliste

U hodh sot shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për edicionin futbollistik 2023-2024, ku kanë kaluar katër skuadra: Tirana, Vllaznia, Egnatia dhe Kukësi. Në shortin e hedhur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishte i pranishëm Drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, si edhe përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave.

Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe dy çiftet gjymëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë që janë: Kukësi– Tirana dhe Egnatia– Vllaznia.

Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në datat 3 prill dhe 24 prill, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 14 maj.

Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Kukësi– Tirana (3 prill)/ Tirana– Kukësi (24 prill)

Egnatia – Vllaznia (3 prill)/ Vllaznia– Egnatia (24 prill)

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT