Kuqezinjtë kthehen të luajnë në kampionat kur të premten në Tetovë xhiroja e pestë na sjell përballje me Bashkimin e Kumanovës.

Shkëndija vs Bashkimi
• LPFMV | Xhiroja e pestë
• Stadiumi | Stadiumi i Qytetit, Tetovë
• E premte | 12 shtator | ora 15:30
• Transmetimi | RTVM2

PËRMBLEDHJE

  • Shkëndija rikthehet të luajë në kampionat pas 19 ditëve nga dueli me Arsimin
  • Në Tetovë presim Bashkimin e Kumanovës, duel që rikthehet pas shumë viteve
  • Dueli luhet të premten në stadiumin e qytetit me fillim në orën 15:30

SITUATA NË SKUADËR

Mungesa:

  • Ronaldo Webster nuk do të jetë në kombinim për shkak se të premten kthehet në Tetovë pas angazhimeve me kombëtaren e Xhamajkës.

Rikthehen:

  • Baboucarr Gaye, Anes Meliqi dhe Numan Ajeti janë futur në kombinim pasi të enjten  janë kthyer të stërviten me ekipin pasi ishin të grumbulluar me ekipet përfaqësuese.

FAKTE SHTESË

  • Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje dy ditë pas fitores 9:0 ndaj Jeni Maales në Kupë
  • Bashkimi i Kumanovës kthehet në elitën vendore pas 17 viteve mungesë
  • Shkëndija kthehet në kampionat, pasi ndeshjen e fundit barazuam me Arsimin
  • Bashkimi nisi mirë sezonin e ri, por ndeshjen e fundit humbën 5:0 nga Struga
  • Në mesjavë Bashkimi avansoi në 1/8 e Kupës pas fitores 4:0 ndaj Pobedës

TË NDRYSHME

TË FUNDIT