Kuqezinjtë të dielën në Tetovë presin Sileksin e Kratovës në duelin e xhiros së tetë në LPFMV.
Shkëndija vs Sileksi
• LPFMV | Xhiroja e tetë
• Stadiumi | Stadiumi i Qytetit, Tetovë
• E dielë | 28 shtator | ora 15:00
• Transmetimi | RTVM2
PËRMBLEDHJE
- Kuqezinjtë ndaj Sileksit synojnë vazhdimësi të rezultateve pozitive
- Dy triumfet e fundit kanë ofruar skuadrën në 2 pikë pranë kreut të renditjes
- Dueli luhet të dielën në stadiumin e qytetit me fillim në orën 15:00
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- /
Rikthehen:
- Klisman Cake dhe Reshat Ramadani kthehen në skuadër pasi nuk ishin pjesë e ekipit kundër Rabotniçkit në mesjavë shkaku i disa shqetësimeve më të lehta.
FAKTE SHTESË
- Pas barazimit me Strugën, Shkëndija fitoi 1:0 Tikveshin dhe Rabotniçkin
- Ekipi me frymë pozitive pret Sileksin, për të mbajtur hapin për kreun
- Sileksi startoi me 5 fitore rresht, por pësoi humbje në dy ndeshjet e fundit
- Shkëndija bashkë me Strugën dhe Vardarin nuk kanë asnjë humbje deri tani