Kuqezinjtë presin Jagiellonian e Polonisë në duelin e xhiros së tretë të UEFA Conference League

Kuqezinjtë presin Jagiellonian e Polonisë në duelin e xhiros së tretë të UEFA Conference League. Dueli luhet të enjten Shkup me fillim në orën 21:00. 

Shkëndija vs Jagiellonia 
• Conference League | Round 3
• Stadiumi | “Todor Proeski”, Shkup
• E enjte | 06 nëntor | ora 21:00
• Transmetimi | Super Sport 1

PËRMBLEDHJE

  • Kuqezinjtë tanë janë para një sfide rë re evropiane, presim Jagiellonian
  • Polakët janë favorit në letër, por Shkëndija do provojë të surprizojë
  • Skuadra sonte në “Todor Proeski” në Shkup mbylli përgatitjet e fundit

SITUATA NË SKUADËR

Mungon:

  • Sulmuesi Vane Kërstevski tashmë ka mbyllur gjysmësezonin vjeshtor pas dëmtimit të shpatullës. Jashta kombinimit është edhe portieri Astrit Amzai, që kishte dhimbje të shpinës.

Rikthehet:

  • /

FAKTE SHTESË

  • Pas fitores ndaj Shelbourne, Shkëndija tashmë synon tjetër mbrëmje pozitive
  • Kjo është hera e dytë që në Evropë ndeshemi me ekip nga Polonia
  • Në vitin 2016 u përballëm me Cracovian, fituam 2:0 si vendas dhe 2:1 jashtë
  • Jagiellonia ka fitore ndaj Hamrun Spartans të Maltës dhe barazim me francezët e Strasbourg në dy ndeshjet e para të Conference League-s
  • Në kampionatin polak, Jagiellonia ka humbur dy ndeshjet e fundit
  • Kuqezinjtë presin mbështetje nga tribuna për të provuar triumfin e dytë në Conference League
  • Jagiellonia do të ketë përkrahje nga rreth 250 tifozë që udhëtojnë nga Polonia
  • Mihaly Kapraly nga Hungaria është arbitër i kësaj përballjeje

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com