Saturday, April 27, 2024
spot_img

Kuqezinjtë të dielën në Shkup zhvillojnë duelin e parë zyrtar të vitit 2024

Kuqezinjtë të dielën në Shkup zhvillojnë duelin e parë zyrtar të vitit 2024. Xhiroja e 19-të sjell përballje me Makedonija Gj.P..

NDESHJA

Makedonija Gj.P vs Shkëndija

Liga e Parë, xhiroja e nëntëmbëdhjetë

Stadiumi në Gjorçe Petrov

E dielë, 18 shkurt, ora 14:00

Pas pak më shumë se dy muaj pauzë, elita e futbollit vendor rikthehet në aksion dhe kuqezinjtë sfida e parë i sheh në Shkup në përballjen me Makedonija Gj.P.. Me një fazë cilësore përgatitore dhe me trajner e disa lojtarë të ri, Shkëndija është gati për në një start të ri në kërkim të një pranvere të suksesshme. Shkëndija gjysmësezonin pranveror e nis nga pozita e 3 dhe me qëllim eliminimin e negativës prej 4 pikëve me vendin e parë.

Makedonija Gj.P. nuk ishte aq aktive në merkato, angazhuan sulmuesin veteran Krste Velkovski nga Rabotniçki, derisa së fundmi u afrua Galevski nga Brera. Më herët morën ishin sulmuesin e Vardarit, Baloteli, derisa humbën Skenderin, Aleksovskin e disa lojtarë tjerë. Lufta për mbijetesë është realitet për shkupjanët që e nisin vitin e ri nga pozita e 10-të me 18 pikë, sa ka edhe Vardari i vendit të 11-të.

Skuadra

Trajneri Jeton Beqiri nuk mund të llogarisë në shërbimet e Bruno Ditës dhe Mevlan Adilit për çështje pezullimi. Në duelin e fundit të vitit 2023 ndaj Sileksit në Tetovë (3:1), Dita doli me të kuq (dy kartona të verdhë), kurse Adili kompletoi numrin e 5 kartonave që automatikisht sjell pezullim prej një ndeshje. Lojtarët tjerë janë gati për lojë, me Zija Merxhanin që megjithë rikuperimin e suksesshëm, nuk do të nxitohet për ta hedhur në lojë shkaku i natyrës serioze të lëndimit.

Transmetimi

Përballja Makedonija Gj.P.-Shkëndija zhvillohet të dielën me fillim në orën 14:00 në stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtarë në Youtube (Shkëndija Channel).

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT