Thursday, May 2, 2024
spot_img

Kurti: Ka pasur kërcënime nga individë, por unë nuk jam ndjerë i kërcënuar në Shkup

RTK-ja e Kosovës bëri të ditur se kryeministri Albin Kurti është marrë nën masa të rrepta sigurie gjatë qëndrimit të tij në Shkup për shkak se kishte informacione për një atentat ndaj tij.

Kurti ka konfirmuar se ndaj tij gjatë qëndrimit në Shkup ka pasur kërcënime nga individë dhe struktura që, tha ai, i kanë rrënjët në Beogradin zyrtar. Megjithatë, Kurti tha se nuk ndihet i kërcënuar.

Ministria e Brendshme e ka mohuar plotësisht informacionin e publikuar. “Ju informojmë se gjatë vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Shkup nuk ka pasur asnjë tentativë për vrasjen e tij. Vizita e kryeministrit Kurti është organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, njofton MPB.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT