Saturday, July 27, 2024
spot_img

Kurti për “Financial Times”: BE dhe SHBA janë “shumë të buta” ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar se janë shumë të butë ndaj Serbisë, së cilës duhet t’i jepet ultimatum për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

 

Në intervistën e sotme për “Financial Times”, të përcjellë nga mediat në Prishtinë, Kurti thotë se Beogradi duhet të rreshtohet me Perëndimin në raport me Moskën, për ta qetësuar Kosovën se është e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve.

 

“(Brukseli dhe Uashingtoni) duhet të ndryshojnë qasjen e tyre dhe t’i japin Serbisë një afat … për të vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse dhe të ndalojë përpjekjet e saj për t’u ulur në tre ose katër karrige,” tha Kurti.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mban marrëdhënie të ngushta me Kremlinin dhe Pekinin dhe refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, vëren FT.

 

“Sapo Serbia të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse, ai do të jetë momenti kur do të thotë se dëshiron të integrohet në BE dhe Serbia pa Rusinë nuk mund të kërcënojë sigurinë e kontinentit.

Atëherë mund të besoja se ata në thelb duan paqe”, thotë Kurti.

 

Në një intervistë për FT, kryeministri i Kosovës refuzon të thotë nëse policia e Kosovës do të tërheqë forcat speciale nga veriu, por këmbëngul se ankesat serbe për praninë e tyre janë duke u zvogëluar.

Ai pranon se “ndonjëherë ka dallime” me aleatët euro-amerikanë “kur bëhet fjalë për strategjitë, operacionet dhe taktikat në terren nga njëra anë, dhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Serbinë”, por jo për vlerat dhe parimet. .

 

Sipas tij, përpjekjet “të buta” të Perëndimit “janë pasojë e shpresave të mëdha që Serbia të bashkohet sa më shpejt në kampin demokratik perëndimor”.

“Për mendimin tim kemi pritur shumë që të vazhdojmë të shpresojmë për diçka të tillë”, tha Kurti. ia/ .

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT