Kurti: Pesë nga shtatë gjyqtarë të Kushtetueses u zgjodhën nga PAN me Listën Serbe

Kryeministri dhe kreu i VV-së, Albin Kurti, ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se po funksionon si “hije politike e opozitës” kundër Vetëvendosjes. Ai tha se pesë nga shtatë gjyqtarët janë zgjedhur në vitin 2018 nga koalicioni PAN–Lista Serbe, prandaj vendimet e tyre po bllokojnë reformat e qeverisë.

Kurti përmendi tetë raste kur Kushtetuesja ka shpallur antikushtetuese nisma të ekzekutivit, përfshirë ligjin për çmimin tavan. Ai theksoi se vendimet e fundit, sipas tij të vonuara dhe të ndikuara politikisht, kanë penguar punën e institucioneve.

Duke folur për Serbinë, Kurti tha se qeveria e tij ka zbuluar fytyrën e vërtetë të Aleksandar Vuçiqit, ndërsa protestat në Serbi janë organizuar nga vetë populli dhe jo nga Kosova. Ai akuzoi Vuçiqin se mohon krimet e luftës dhe e orienton vendin drejt Rusisë, në kontrast me Kosovën që synon BE-në dhe NATO-n.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT