Tahir Sinani lindi me 25 maj te vitit 1964 ne fshatin Gri qe ndodhet mes Bujanit dhe Geghysenit te rrethit te Tropojes. Lindur ne djepin epik te Mic Sokolit e Col Delise, Ali Ibres e Smajl Hysenit, Haxhi Zekes e Bajram Currit. Kulla e Halil Sinanit ishte gjithhere keshtjelle qendrese ndaj hordhive serbe. . Ishte djali i peste i Ruke Rizajt e Mal Sinanit, nga tete djemte dhe nje vajze. Qysh fëmijë, kur me babanë shëtiste dhe kulloste bagëtinë nëpër kodra e male, ku shihte ushtarë të armatosur, duke ruajtur kufirin midis vëllezërish, në shpirtin e tij njomëzak i lindi ideja e rrafshimit të atyre gurëve ndarës dhe e bashkimit të trojeve etnike.
Komandant Tahir Sinani hyri ne historine e re kombetare me prirjen luftarake, diturine e fituar ne Zall-Herr dhe pervojen e Ushtrise shqiptare, si instruktor i stervitjeve, shef i Sektorit per nderhyrje te shpejta dhe oficer i Kampit te stervitjeve ne Tropoje. Pas kushtrimit te komandantit legjendar Adem Jashari, eshte nder eproret e rralle qe i pergjigjet luftes historike te UÇK-se se lavdishme, luftes me te organizuar antisllave gjate nje shekulli genocidi serb. Ne nentor 1998 hidhet ne luftimet ne Kosove, behet anetar i Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se, themelon Qendren stervitore dhe komandon njesitin special Arbri ne Divjake, duke vepruar me sulme te rrufeshme e te befasishme mbi makinerine fashiste serbe dhe duke mbrojtur popullsine civile. Ne Betejen e Qafes se Pagarushes, ne gryken e Carraleves, ne Biraç e ne Blinaje, ne Shkoze e ne Zborc, ne Malisheve e Anadrin shfaqi trimerine e tij. Ne fazen me vendimtare te Luftes çlirimtare Tahir Sinani del ne krye te Zones operative te Pashtrikut. Ai shquhet sidomos ne betejen frontale te Celines per te hapur korridorin e nderveprimit me operacionin Shigjeta te Pashtrikut.
Heroike eshte mbrojtja e vijes Llapushnik-Berishe-Qafe Duhel, zone me 100 mije banore, ku vepronte edhe Shtabi i Pergjithshem i UÇK-se. Me 12 qershor 1999 brigadat e kesaj zone hyjne triumfalisht ne Prizrenin historik. Pas çlirimit te Kosoves duheshin pergatitur shpejt forcat e rregullta ushtarake, prandaj eprori me pervoje te gjate emerohet komandant i Qendres se stervitjes dhe te doktrines ne Nashec , ndersa ne qershor 2000 komandant i Shkolles se nenoficereve te akademise Hamez Jashari te TMK-se. Shpirti liridashes i komandant Tahir Sinanit nuk qetesohet deri ne çlirimin e plote te trojeve te pushtuara shqiptare. Ai ishte njeri i veprimit dhe jo i vajtimit, nje hero i heshtur: fjalepak e puneshume.Komandanti ishte i vetedijshem se vetem populli i organizuar mund te jete subjekt historik. Tahir Sinani eshte promotor i lufterave tona çlirimtare. Ai eshte strateg i tri fronteve kombetare. Hapat e tij jane historike. Kur ne nentor 1999 pelcet lufta ne viset e Kosoves Lindore, njesiti i tij special hidhet ne fushebetejat ne Konçul, Dobrosin e Bujanovc. Ne qershor 2000 Brigada e tij 116 vendoset ne zonen e Gostivarit dhe te Radikes. Kjo brigade zhvillon luftime ne pranvere 2001 ne shpatet e Sharrit dhe ne Likove. Ne te gjitha operacionet ushtarake komandanti shquhet njesoj per guximin, intuiten e profesionalizmin luftarak.Kudo qe kishte shkelur kembe e tij kishte zgjuar admirimin, dashurine e krenarine e bashkeluftetareve dhe te popullit. Ishte bere legjende e gjalle, mit i lirise.
Veprimtaria e tij kishte permasa vertikale e horizantale. Kur ne nentor 1999 pelcet lufta ne viset e Kosoves Lindore, njesiti i tij special hidhet ne fushebetejat ne Konçul, Dobrosin e Bujanovc. Ne qershor 2000 Brigada e tij 116 vendoset ne zonen e Gostivarit dhe te Radikes. Kjo brigade zhvillon luftime ne pranvere 2001 ne shpatet e Sharrit dhe ne Likove. Ne te gjitha operacionet ushtarake komandanti shquhet njesoj per guximin, intuiten e profesionalizmin luftarak. Kudo qe kishte shkelur kembe e tij kishte zgjuar admirimin, dashurine e krenarine e bashkeluftetareve dhe te popullit. Ishte bere legjende e gjalle, mit i lirise.Veprimtaria e tij kishte permasa vertikale e horizantale.Figura e tij erdhi duke u rritur ne rrathe perqendrore: Tahir Tropoja, Kosova, Presheva, Tetova dhe ne fund Tahir Shqiperia.Pas ketij marshimi te lirise, Tahir Sinani bie ne fushen e nderit me 29 korrik 2001, vete i pesti, me bashkeluftetaret Hyre Emini e Brahim Ademi nga Ferizaj dhe Isa Fazliu e Naser Ademi nga Gostivari. Edhe renia e Tahirit, ne Tanushen e bukur, rreze Korabit legjendar, eshte madheshtore, si e Micit ne gryke te topit, duke shperndare trupin gjithandej atdheut.Pas renies se Tahirit, brigada 116 merr emrin e tij, ndersa Shtabi i pergjithshem i Ushtrise Çlirimtare Kombetare e gradon gjeneral brigade.
Sot eshtrat e Tahir Sinanit prehen ne Varrezat e Deshmoreve ne Landovice, ku jane rivarrosur me 24 maj 2002. Pavaresisht se edhe sot nuk eshte realizuar plotesisht ideali yne kombetar, shtegtimi i Tahir Sinanit ka hapur rruget e atij ideali, duke lene shenjat historike. Ai eshte embleme e dinjitetit kombetar, qe shqiptaret te jene zot ne atdheun e tyre

