Tetovë – KV Liria zyrtarisht ka njoftuar se reprezentuesi me përvojë nga Gjeorgjia, Giorgi Gordadze, është bashkuar me skuadrën. Gordadze do të luajë në pozicionin e pasuesit dhe pritet të sjellë një shtesë të rëndësishme në performancën e ekipit.
Me një karrierë që përfshin angazhime të rëndësishme në volejboll, Giorgi Gordadze sjell cilësi profesionale dhe përvojë ndërkombëtare, duke pritur që të ndikojë menjëherë në kampionat. Skuadra dhe stafi teknik shprehin optimizëm se bashkëpunimi me Gordadzen do të forcojë lojën dhe rezultatet e KV Lirias.
KV Liria i uron mirëseardhje Giorgi Gordadzes, duke i dëshiruar shumë sukses në fanellën e skuadrës dhe duke shpresuar që kontributi i tij të ndjehet që nga ndeshjet e para të sezonit.