Cep më cep – në çdo lagje të Tetovës, puna për zgjidhjen e problemeve me ujin e pijshëm dhe kanalizimin vazhdon pa ndalur.
Pas përfundimit të projektit për lagjen 146, dita e diel na gjeti në Drenovecin e harruar, ku shumë shpejt do të fillojnë punimet për furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm. Ky projekt nis brenda javës që vjen dhe do të përfshijë lagjet:
• Pronçiski
• Savo Tasevski
• Lagja 152
• Lagja 153
• Lagja 154
• Lagja 155
Drejtori i NPK “Sharri” Tetovë, Valon Zeqiri, konfirmon se Tetova nuk do të ndalet deri sa çdo shtëpi të ketë ujë të pastër. Ky është vetëm një nga investimet e shumta që po ndryshojnë jetën e banorëve.
👉 Tetovës po i kthehet dinjiteti.
👉 Tetova po rindërtohet. ✅🚰