Bashkë me bartësin e listës së VLEN-it për këshilltarë, Albi Qamilin, ministrin e Ekonomisë dhe shef shtabi për Tetovë, Besar Durmishi, si dhe funksionarë e kandidatë të tjerë për këshilltarë, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zhvilloi sot një takim me banorët e lagjes “Shaip Kamberi”.
Gjatë takimit u diskutuan punët e mëdha të realizuara në mandatin e parë të qeverisjes së tij, sfidat e hasura dhe planet për të ardhmen. Kasami informoi banorët se së shpejti do të fillojnë punimet për ndërtimin e “Rrugës së Shtipit”, një projekt me rëndësi vitale për lagjen.
Ai vuri në dukje se entuziazmi për transformimin e Tetovës vazhdon në çdo cep të qytetit, duke përmendur se kapitulli i dytë i zhvillimit tashmë ka nisur.

