Lajm i madh për pensionistët dhe studentët: Nga 1 janari mund të punësohen pa humbur benefitet

Nga data 1 janar 2026, në Maqedoninë e Veriut do të hyjë në fuqi Ligji për Angazhimin në Punë, i cili sjell ndryshime rrënjësore për disa kategori sociale. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

 

Kush përfiton nga ky ligj?

Ndryshimi i ri ligjor u mundëson personave që aktualisht marrin asistencë ose pensione, që të përfshihen në tregun e punës në mënyrë formale. Kjo përfshin:

  • Pensionistët: Mund të punojnë dhe të marrin pagë pa u rrezikuar pensioni.

  • Studentët: Mund të angazhohen me kontrata formale pune pa humbur të drejtën e bursave apo përfitimeve të tjera studentore.

  • Personat në rrezik social: Mund të punësohen pa humbur asistencën sociale apo sigurimin shëndetësor që marrin nga shteti.

Siguria dhe përfitimet

Sipas zëvendësministrit Risteski, ky ligj është një hap i rëndësishëm për të luftuar ekonominë informale dhe për të plotësuar nevojat e tregut për fuqi punëtore.

“Ata do të mund të angazhohen formalisht pa i humbur të drejtat e fituara sociale dhe shëndetësore,” deklaroi Risteski.

Ky vendim pritet të mirëpritet veçanërisht nga bizneset që kanë mungesë stafi, si dhe nga të rinjtë e të moshuarit që duan të rrisin të ardhurat e tyre mujore në mënyrë të ligjshme.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT