Lamallari reagon ndaj deklaratave britanike: Stereotipet nuk i shërbejnë bashkëpunimit

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka shprehur shqetësimin e qeverisë shqiptare ndaj deklaratave të fundit të zyrtarëve britanikë, gjatë një takimi në Tiranë me Lord Timpson, Ministrin e Shtetit për Burgjet dhe Shërbimin e Provës në Mbretërinë e Bashkuar. Lamallari theksoi se etiketime negative ndaj një kombësie të caktuar nuk i shërbejnë bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mund të jenë madje kundërproduktive.

Ky reagim vjen pak ditë pas deklaratës së ministres britanike Shabana Mahmood, e cila pati ngritur shqetësime për mbi 700 familje shqiptare që, sipas saj, pas refuzimit të kërkesave për azil vazhdojnë të jetojnë në Britani me fonde publike. Lamallari dhe Lord Timpson diskutuan gjithashtu mbi marrëveshjen për transferimin e të dënuarve, ekstradimin dhe forcimin e bashkëpunimit gjyqësor mes dy vendeve.

Deklarata të tilla nuk janë të papritura; autoritete të larta britanike kanë ngritur më parë akuza ndaj shqiptarëve në kuadër të debatit për emigracionin, përfshirë edhe ish-sekretaren e Brendshme Suella Braverman. Reagimi i Tirana-s ka qenë gjithmonë i qartë: stereotipet dhe paragjykimet nuk duhet të ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT