Angel Di Maria festoi triumfin me Rosario Central, duke rikthyer emocione të veçanta te shtëpia e tij e fëmijërisë dhe adoleshencës. Për 37-vjeçarin, ky titull ka një shije të veçantë, duke përfaqësuar realizimin e një ëndrre pas një karriere të pasur me suksese në Evropë te klubet si Benfica, Real Madrid, PSG dhe Juventus.
Ky fitore e bën Di Marian pjesë të listës së 10 lojtarëve më të suksesshëm të futbollit me trofe, duke ndarë vendin e 10-të me Maxwell, me gjithsej 37 tituj, dhe duke u bërë lojtari me më shumë tituj në futbollin argjentinas.
Renditja prestigjioze përfshin gjigantë të futbollit si Lionel Messi (46 tituj), Dani Alves (43), Andres Iniesta (40) dhe Karim Benzema (38), duke vënë në pah suksesin e jashtëzakonshëm të Di Marian në nivel global dhe kombëtar.

