Thursday, May 2, 2024
spot_img

Liderët e LEN-it takojnë William Walkerin në Uashington

Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim vizitën në Uashington të SHBA-ve e kanë përmbyllur me ambasadorin William Walker.
Në takim siç bëhet e ditur, është shprehur falënderimi për kontributin e Walkerit për të ngritur zërin për Masakrën e Reçakut në Kosovë.

Është biseduar edhe për çështjen politike në vend.

“Vizitën në Uashington e përmbyllëm me takimin me ambasadorin William Walker.

Ashtu si në takimet e tjera me Ambasadorin, gjithnjë biseda me të rrjedh përmes falënderimit tonë të përjetshëm për punën e madhe që ka bërë ai për lirinë e Kosovës, veçmas në Masakrën e Raçakut. Ai mbetet një mik i madh i shqiptarëve dhe takimi me të gjithnjë paraqet nder dhe privilegj.

Mes tjerash, biseduam edhe për aktualitetin tonë politik, të cilin Ambasadori Walker po ashtu e njeh shumë mirë”, thuhet në njoftimin e Alternativës – pjesë e LEN-it.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT