Sunday, April 28, 2024
spot_img

Lidhja Europiane për Ndryshim: Qeveria zhvat qytetarët përmes rrymës

Viti i ri, zhvatje e re e qytetarëve nga pushteti i kriminalizuar në ikje, e kësaj radhe edhe përmes faturave të rrymës.

Pra të nderuar, në momente kur qytetarët gjenden buzë ekzistencës dhe fukarrallëku po rritet, Qeveria e korruptuar po i godet edhe më shumë duke e shtrenjtuar energjinë elektrike në mënyrë drastike.  

Kjo gjë do të dëshmohet më së miri nga faturat që pritet të mbërrijnë tek qytetarët.

Të shkojmë me sqarim më të detajuar që të na kuptojë secili qytetarë:

Kjo ngrohëse harxhon 2 kilovat në orë, të supozojmë se këtë një familje e përdor 12 orë në ditë dhe rezulton se brenda muajit harxhon 720 kilovat dhe me automatizëm kjo amvisëri renditet në bllokun e tretë të harxhuesve të rrymës elektrike, që kanë rritje të dukshme të çmimit të energjisë elektrike përkundër gënjeshtrave të qeveritarëve se çmimi i rrymës është ulur. 

E të nderuar qytetarë nëse llogarisim se ne të gjithë skemi nevojë vetëm për ngrohje, por edhe të përgaditim ushqim, të lajmë rrobat me lavatriçe, të ngrohim ujin, atëherë a mund ta paramendoni se çfarë na pret kur vjen fatura në fund të muajit – shuma enorme që duhet të paguajmë dhe në këtë mënyrë Qeveria na i zbraz gjithë buxhetin tonë familjarë.

Sa për sqarim, a e dini se cilët shfryetëzeus kanë lirim të rrymës elektrike – lirim kanë vetëm ata që tanimë i kanë braktisur shtëpitë e tyre se edhe po ti ndeznin poçet e dritës do ta tejkalonin bllokun e parë.

Ne sjemi të varfur, por po na vjedhin në secilën sferë të jetës, po na vjedhin në ushqim, në jetesë, në energji elektrike. E pra jorastësisht edhe ndërkombëtarët alarmuan se korruopsioni e vjedhja janë bërë epidemi.

Dhe nga e gjithë kjo që thamë del se PR-i i rrejshëm i qeveritarëve se çmimi i rrymës është ulur është vetëm një gënjeshtër e kulluar e radhës.

Pra  për në fund, sipas kësaj logjike mund të themi vetëm një gjë se fëmijët tanë duhet të ngrohen vetëm me këtë ngrohëse në këto temperatura të ulëta, derisa ata po vjedhin e shpenzojnë miliona.

Lidhja Europiane për Ndryshim në partneritet me popullin do ti japë fund kësaj keq-qeverisje.

Ndryshimi po vjen!

Lidhja Europiane për Ndryshim

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT