Ligjëratë edukative në Tetovë për vetëdijen pensionale me nxënësit e QRAPT

Sot, në hapësirat e QRAPT “Mosha Pijade” në Tetovë, përfaqësues të MAPAS (Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional) mbajtën një ligjëratë edukative për vetëdijen pensionale. Ngjarja u zhvillua në prani të kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe nxënësve të qendrës shkollore, me rastin e shënimit të Ditës së Vetëdijesimit Pensional – 15 Shtator.

Fjalë përshëndetëse mbajtën kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe kryetari i këshillit të ekspertëve të MAPAS, Remzi Bajrami. Ligjërata u fokusua në rëndësinë e planifikimit të të ardhmes financiare dhe njohjen me funksionimin e sistemit pensional, duke nxitur të rinjtë që të kuptojnë vlerën e kursimeve që në moshë të re.

Nxënësit shprehën interesim të madh gjatë ligjëratës, ndërsa përfaqësuesit e MAPAS i shpërblyen për njohuritë dhe angazhimin e tyre. Ata theksuan se edukimi për vetëdijen pensionale është thelbësor për sigurinë financiare të të rinjve në të ardhmen.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT