Lista e shteteve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025
Një studim i ri ka zbuluar shtetet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas The Independent, shtetet vlerësohen duke u bazuar në disa faktorë, përfshirë sigurinë, rreziqet mjekësore, ndryshimet klimatike dhe shëndetin mendor të qytetarëve, duke ofruar një pasqyrë të kërcënimeve të mundshme për udhëtarët.
International SOS, një kompani globale për shërbime shëndetësore dhe siguri, jep vlerësime për rrezikun që pasqyrojnë ndikimin e ngjarjeve shkatërruese siç janë konflikti, sëmundjet ngjitëse dhe kushtet ekstreme të motit. Nivelet e rrezikut janë vlerësuar në një shkallë nga “të ulëta” deri në “shumë të larta” për rreziqet mjekësore dhe nga “të vogla” deri në “ekstreme” për rreziqet e sigurisë.
Sally Levellin, drejtoreshë e sigurisë globale në International SOS, theksoi se tensionet gjeopolitike kanë pasur një ndikim të konsiderueshëm në vlerësimin këtë vit.
“Askush nuk ka pësuar një ulje të vlerës për rrezikun e sigurisë. Tensionet gjeopolitike ishin faktorët kryesorë, me ndryshimet në vlerësimet e rrezikut për lokacione si Sudani dhe Libani, ku intensiteti dhe përhapja e konfliktit tani po ndikojnë në më shumë qendra të popullsisë dhe në rezultatet e përgjithshme të rrezikut,” tha Levellin.
Somaalia, Sudani, Sudani i Jugut dhe Republika Afrikane Qendrore janë në krye të listës së shteteve më të rrezikshme për shkak të rreziqeve ekstreme të sigurisë, sipas hartës të përpiluar nga International SOS.
Shtetet të tjera të cilat konsiderohen si jashtëzakonisht të rrezikshme përfshijnë Jemenin, Libinë, Irakun, Afganistanin, Sirinë dhe Ukrainën.
Shtetet me “rrezik të lartë” për sigurinë – një nivel nën “ekstremet” – përfshijnë Malin, Etiopinë, Nigerinë, Republikën Demokratike të Kongos, Pakistanin, Mjanmarin, Papua Gjinianë, Venezuelën, Haitin dhe Hondurasin.
Studimi theksoi rajonet ku janë eskaluar rreziqet e sigurisë gjatë vitit 2024, duke përfshirë konfliktet në Sudan, Liban, Izrael dhe Mjanmar. Vërehet se zonat me rrezik të lartë ose ekstrem janë zgjeruar në këto zona për shkak të dhunës së vazhdueshme.
Përkundrazi, Britania e Madhe mori një vlerësim “të ulët” për rrezikun në të gjitha kategoritë, përveç shëndetit mendor, ku rreth 15 përqind e popullsisë raportuan probleme, një rezultat i dytë më i lartë në nivel global.
Shtetet që konsiderohen më të sigurta në botë nga këndvështrimi i rrezikut të sigurisë janë Kanada, SHBA, Britania e Madhe, Spanja, Franca, Maroku dhe Vietnami.