Lladrovci: Do të preferoja Glaukun kryeministër, por opozita vendos ndryshe

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në emisionin “Rubikon” ka shprehur se do të dëshironte që Glauk Konjufca të merrte mandatin për formimin e qeverisë së re. Ai shtoi se, sipas tij, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, të cilat mund të mbahen në dhjetor ose në fillim të janarit.

Lladrovci theksoi miqësinë e tij me Konjufcën, duke thënë se lidhjet personale nuk varen nga partitë politike: “Glaukun e kam mik, ne kemi miqësi pavarësisht nga subjekti ku ata janë aktivë, dhe askush nuk mund të na mohojë këtë.”

Ai vlerësoi gjithashtu se mungesa e qeverisë dhe moskonstituimi i parlamentit po shkaktojnë dëme për vendin, veçanërisht në këtë periudhë të ndërlikuar për Kosovën.

“Do të doja që Glauku sot të merrte mandatin e kryeministrit, por partitë opozitare kanë vendosur ndryshe. Pres që zgjedhjet e parakohshme të mbahen shumë shpejt, në dhjetor ose në fillim të janarit, sipas vendimit të presidentes pas konsultimeve me partitë politike”, deklaroi Lladrovci.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT