Wednesday, May 1, 2024
spot_img

Lloga-Tunç në Ankara: Bashkëpunimi i ndërsjellët do të intensifikohet në të gjitha nivelet në gjyqësor

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, gjatë vizitës dyditore në Ankara, realizoi  takim me Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Jilmaz Tunç.

Dy ministrat diskutuan për reformat në sistemin gjyqësor, teknologjinë informatike dhe thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve të dy vendeve mike.

U diskutua për reformat e mëdha në sistemin gjyqësor që janë parashikuar në Strategjinë  zhvillimore (2024-2028), ndryshimet në Ligjin për këshillin gjyqësor, ndryshimet në Ligjin për prokurorinë publike, ligjin e ri për falje i cili është në procedurë parlamentare, si dhe Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve.

Dy ministrat diskutuan edhe për bashkëpunimin e ndërsjellët, për protokollet dhe memorandumet e shumta që janë nënshkruar gjatë viteve të kaluara.

Është rënë dakord që, së bashku me ministrin e Turqisë, Jilmaz Tunç  në Shkup të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim në të gjitha nivelet, veçanërisht për sistemin e burgjeve për të mundësuar risocializimin e personave që vuajnë dënimin me burg.
Është shprehur gatishmëria për të organizuar konferenca ndërkombëtare dhe bilaterale, vizita studimore dhe programe për trajnim për institucionet gjyqësore.

Përvoja e Turqisë mike në fushën e së drejtës  është e madhe. Pikërisht për këtë arsye është kërkuar nga autoritetet turke që me ne t`i ndajnë  edhe përpjekjet për riintegrimin e Seksionit për të drejtat e njeriut, Njësisë për marrëdhënie ndërkombëtare, Seksionit për ndërmjetësim gjyqësor, Sistemit UYAP, Seksionit për marrëdhënie ndërkombëtare, Byrosë për përfaqësim  pranë GJEDNJ-së, Njësisë për  ndëshkim-korrektim dhe  paraburgim në kuadër të programit të risocializimit dhe çështje të tjera.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT