Thursday, May 2, 2024
spot_img

LSDM: Rritja e pagave në mandatin e ri, 1000 euro mesatarja dhe 600 euro paga minimale

Teksti integral nga njoftimi publik i LSDM-së:

Me LSDM-në në mandatin e ri do të pasojnë paga edhe më të larta për qytetarët. Një pagë mesatare mbi 1000 euro, ndërsa minimumi do të jetë 600 euro.

Me politikat e duhura të LSDM-së, kjo është e arritshme dhe e realizueshme.

LSDM premton dhe realizon, dhe kjo tashmë është dëshmuar me rritjen rekord të pagës mesatare, e cila është 40.000 denarë.

LSDM-ja e filloi mandatin e saj me premtimin për rritjen e pagës mesatare nga 500 euro, por ne jo vetëm e realizuam premtimin, por e kaluam në 650 euro dhe pagat do të vazhdojnë të rriten.  

LSDM-ja me politikat e saj i solli pagat në nivelin më të lartë historikisht, por ne nuk po ndalemi me kaq, sepse pagat e qytetarëve do të vazhdojnë të rriten edhe në mandatin e ri.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT