Lupço Georgievski kritikon narrativën e “serbëve të kërcënuar” në Maqedoni

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Lupço Georgievski, ka reaguar ndaj deklarimeve të fundit në media që promovojnë idenë se serbët janë të rrezikuar në Maqedoni. Georgievski thotë se këtë teza e ka dëgjuar disa herë, së fundmi në “Newsmax Balkans”, ku Ivica Bocevski dhe Dragan Milosavljeviq diskutuan mbi të ashtuquajturën “kërcënim ndaj serbëve”.

Sipas tij, kjo narrativë po përdoret sa herë që kritikohen konceptet si “Bota Serbe” ose kur disa qarqe reagojnë ndaj festimeve që lidhen me “çlirimin e Serbisë së Vjetër”. Georgievski shton se pretendimet për rrezikim të serbëve tashmë janë përhapur në disa shtete të rajonit — Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi — dhe tani po projektohen edhe në Maqedoni.

Ai e përshkruan këtë si një “sezon të ri të ringjalljes së ideologjisë së Serbisë së Madhe”, duke theksuar se debati po shndërrohet në propagandë politike.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com