Lynk & Co 02 pati promovimin evropian me përvojë vozitjeje në Slloveni

Lynk & Co 02, modeli i parë plotësisht elektrik nga marka Lynk & Co dhe automjeti i krijuar nga bashkëpunimi midis Geely dhe Volvo, pati promovimin e tij evropian në Slloveni. Nëpërmjet një përvoje vozitjeje nëpër peizazhet e Liqenit të Bledit, Liqenit të Bohinjit dhe majat e dëboruara të Kransjka Gorës, u demonstruan mundësitë e mobilitetit të qëndrueshëm dhe u theksua angazhimi i Lynk & Co për inovacionet dhe vizionin e guximshëm për të ardhmen e automjeteve elektrike në Evropë.

Performancat dhe përvoja unike e Lynk & Co 02 u ndoqën nga më shumë se 100 gazetarë nga 12 shtete të rajonit.

Lynk & Co 02, modeli plotësisht elektrik, shënon një epokë të re, duke kombinuar dizajn të shquar, teknologji të avancuar dhe një shtrirje mbresëlënëse prej 445 km. Si modeli i parë elektrik i markës për tregun evropian, 02 përfaqëson një kthesë kyçe në evolucionin e Lynk & Co. Ky model mishëron qasjen e tyre unike – një bashkim të teknologjisë, qëndrueshmërisë dhe dizajnit të orientuar nga përdoruesi për krijimin e diçkaje vërtet të veçantë.

Lynk & Co 02 është projektuar me vizionin për të ofruar një përvojë emocionuese dhe të avancuar vozitjeje. I zhvilluar në Goteborg, Suedi, dizajni dhe karakteristikat e tij janë formuar bazuar në më shumë se 6,000 komente nga përdoruesit, të mbledhura përmes aplikacionit inovativ Co:lab të markës. Ky qasje bashkëpunuese ka rezultuar në një model elektrik dinamik me pesë dyer që kombinon teknologjinë më të fundit, dizajn të orientuar nga përdoruesi dhe materiale të qëndrueshme.

Siguria është një nga shtyllat kryesore të Lynk & Co 02, i pajisur me 21 funksione të avancuara për asistencë në vozitje, përfshirë Front Cross Traffic Alert, Evasive Maneuver Assist dhe Intelligent Cruise Control.


 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights