Maluda bëri një kthesë të plotë, u bë ushtar
Ish-futbollisti 44-vjeçar, që fitoi 6 tituj gjatë gjashtë sezonesh me Chelsean, përfshirë Premier Ligën në vitin 2010 dhe Ligën e Kampionëve dy vite më vonë, ka bërë një ndryshim të papritur në karrierën e tij pas përfundimit të karrierës si futbollist.
Megjithatë, ai ishte i detyruar të luante me ekipin e rinisë në sezonin e fundit pasi kërkoi largimin nga klubi.
Pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar, Maluda vendosi të bashkohet me Regimentin e 3-të të Këmbësorisë dhe përfundoi inkuadrimin e tij ushtarak në vendin e tij të lindjes, Guajanën Franceze, në Amerikën e Jugut.
Gjatë këtij “udhëtimi”, ai lundroi nëpër lumenj, bëri kamping dhe ndau mësime jetësore me kolegët e rinj.
Për më tepër, qeveria franceze e përshkruan këtë program si një mundësi që “u lejon civilëve (shpesh të njohur në fushat e tyre) të kontribuojnë vullnetarisht në promovimin e vlerave dhe misioneve të institucionit ushtarak, pa qenë vetë pjesë e personelit ushtarak”.
Të shtojmë që Guajana Franceze nuk është anëtare e FIFA-s, kështu që Maluda ka luajtur 80 ndeshje për Francën gjatë karrierës së tij.
Pesë vjet pas ndeshjes së tij të fundit me Francën, ai përpiqej të luante për Guajanën Franceze, e cila është anëtare e CONCACAF dhe ka të drejtën të marrë pjesë në kompeticionet kontinental, por historia nuk pati sukses.
Madje, e bënë kapiten në ndeshjen e Gold Cup kundër Hondurasit, ku rezultati ishte 0:0, por ndeshja u humb me rezultatin përfundimtar 3:0 për Guajanën Franceze, për shkak të pjesëmarrjes së tij.
Gjatë karrierës së tij, Maluda ka luajtur 706 ndeshje në nivel klubesh, duke shënuar 119 gola në ligat e Francës, Anglisë, Indisë, Turqisë, Egjiptit dhe Luksemburgut.