Maqedonia e Veriut mbyll vitin në shtëpi ndaj Letonisë – hyrja falas për tifozët në “Todor Proeski”

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do ta zhvillojë të enjten, më 13 nëntor, ndeshjen e fundit në shtëpi për këtë vit. Në arenën “Todor Proeski” në Shkup, kuqeverdhët do të përballen me Letoninë në një ndeshje miqësore.

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka njoftuar se hyrja për tifozët do të jetë falas, si shenjë falënderimi për mbështetjen e vazhdueshme gjatë vitit.

“Ftojmë të gjithë adhuruesit e futbollit të krijojmë një atmosferë të bukur dhe t’i japim përkrahje ekipit para ndeshjes së fundit kualifikuese me Uellsin në Kardif”, thuhet në komunikatën e FFM-së.

Takimi Maqedoni – Letoni luhet të enjten në orën 18:00, ndërsa më 18 nëntor, ekipi i Blagoja Milevskit do të mbyllë ciklin eliminator me Uellsin në transfertë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT