KUMTESË Maqedonia e Veriut mori rreth 2,5 milion euro nga Plani i Rritjes për rezultatet e arritura në zvogëlimin e ekonomisë informale
Shkup 22.10. të vitit 2025
Komisioni Evropian, në raportin e tij të fundit për zbatimin e Planit të Rritjes, konfirmoi se Maqedonia e Veriut ka zbatuar plotësisht dhe me sukses masën reformuese 4.1.1 – “Përballja i ekonomisë informale në mbështetje të strategjisë për formalizimin e ekonomisë informale”.
Qëllimi i masës është promovimi i ekonomisë formale duke intensifikuar mbikëqyrjen inspektuese dhe duke zbatuar qasje të bazuar në vlerësimin e rrezikut, me fokus në sektorët më të ndjeshëm ndaj aktiviteteve informale, ndërtimtari, turizëm dhe bujqësi.
Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, vendi ka tejkaluar shumë qëllimet e vendosura për rritjen e numrit të inspektimeve dhe rezultateve të mbikëqyrjes në kuadër të kësaj reforme me vlerë të përgjithshme prej afërsisht 2,5 milionë euro, me qëllim forcimin e institucioneve, digjitalizimin e shërbimeve inspektuese dhe forcimin e ekonomisë formale.
Inspektorati Shtetërori Punës (ISHP) zbatoi 16.464 inspektime në periudhën korrik 2024 – qershor 2025, që paraqet rritje prej 242% në raport me qëllimin për 20% rritje krahasuar me mesataren e viteve 2020–2023.
Janë zbuluar 543 punëtorë të paregjistruar, që është rritje prej mbi 200% krahasuar me vitet e mëparshme. Inspektorati Shtetërori Tregut (ISHT) ka kryer 669 inspektime, që është 40% më shumë se vlera qëllimore, me ç’rast janë lëshuar 222 aktvendime administrative, ndërsa 18 operatorë të paregjistruar ekonomikë të mbyllur për shkak të mosrespektimit të ligjeve.
Këto arritje janë rezultat i zbatimit të qasjes së bazuar në rrezik në planifikimin e aktiviteteve inspektuese, me fokus prioritar në sektorët më të prekur nga ekonomia informale – ndërtimtari, turizëm dhe bujqësi. Të dy institucionet zbatojnë metodologjitë e menaxhimit të rrezikut dhe përdorin aktiv të veglave digjitale për të përmirësuar efektivitetin dhe transparencën e punës së tyre
Komisioni Evropian në vlerësimin e tij e thekson se Maqedonia e Veriut ka zbatuar reformën “plotësisht dhe me sukses”, pa financim të dyfishtë dhe me përputhje të plotë me standardet evropiane.
Kjo mirënjohje nga Komisioni Evropian është konfirmim i punës serioze të institucioneve dhe rezultateve konkrete nga të cilat përfitojnë si qytetarët ashtu edhe bizneset. Trajtimi i ekonomisë informale është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës – së bashku me partnerët evropianë do të vazhdojmë të ndërtojmë ekonomi të qëndrueshme, konkurruese dhe formale.
Me respekt, Njësia
për marrëdhënie me publikun