Marjan Sharec: Mali i Zi Ka nbështetje të lartë për BE-në, por disa sfida mbeten

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Marjan Sharec, deklaroi se mbështetja për anëtarësimin e Malit të Zi në BE është e lartë, por theksoi se ka ende sfida për të kapërcyer. Ai përmendi bllokimet e parlamentit dhe mosfunksionimin e disa komunave lokale si probleme kryesore, duke nënvizuar nevojën për më shumë përpjekje për të përmbushur kriteret e anëtarësimit.
Në raportin e tij, Sharec përmendi gjithashtu dështimin për të hapur kapitullin 31 të negociatave, i cili lidhet me politikën e jashtme dhe u pengua nga Kroacia. Ai theksoi se procesi i anëtarësimit nuk duhet të shërbejë për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe, por për mbylljen e të gjitha kapitujve të negociatave. Parlamenti Evropian ka shprehur mbështetje të fortë për angazhimin e Malit të Zi dhe e inkurajon të vazhdojë përpjekjet për t’u integruar në BE.
Përveç përparimit të bërë në zbatimin e reformave, projekt-raporti thekson rëndësinë e stabilitetit politik dhe angazhimit të të gjithë aktorëve për të arritur mbylljen e kapitujve të tjerë. Vërehen edhe shqetësimet për ndikimet e huaja dhe fushatat e dezinformimit, duke theksuar nevojën për një politikë të fortë kundër kërcënimeve hibride dhe masave të sigurisë.