Shkruan: Kemajl Milaim Goca

Masar Omeragiq është kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Veriut
- Masar, prej ardhjes suaj në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, pse po ndodhin këto tronditje te klubet shqiptare?
Që nga ardhja juaj, janë shuar si skuadra KF Besa Dobërdoll, Voska Sport dhe Gostivari, të tria pjesë e elitës së futbollit, që më pas u tërhoqën nga garat.
Masar, thirrjes mendjes si kryetar i Federatës. Mos harro se ke ngrënë bukë te skuadrat shqiptare, te Shkëndija e Haraçinës, te Slloga Jugomagnat (sot KF Shkupi). Dhe sot, nën udhëheqjen tuaj, dënohet rëndë edhe KF Shkëndija!
Masar, mos e harro bukën e shqiptarëve. Mbroji skuadrat shqiptare në Maqedoninë e Veriut!
Edhe Vardari veproi rëndë dhe u dënua me vetëm 15 mijë euro. Pse nuk u sanksionua me minus nëntë pikë? Ndërsa sot shohim dënimin e Shkëndijës.
Shkëndija e Tetovës mori gjobën më të madhe në histori – 105 mijë euro.
Kjo shumë përfaqëson totalin e ndëshkimeve për ngjarjet e ndodhura në Arenën “Todor Proeski” më 20 maj.
Përveç gjobës, Shkëndija u përjashtua edhe nga Kupa për sezonin 2026/27.
Klubi u gjobit për refuzimin e pranimit të medaljeve, thirrjet fyese të tifozëve ndaj federatës, fishkëllimat dhe mosngritjen gjatë himnit maqedonas, përdorimin e mjeteve piroteknike dhe shkelje të tjera disiplinore.
105 mijë euro – një shumë që konsiderohet si gjoba më e madhe në historinë e futbollit maqedonas dhe sportit në Maqedoninë e Veriut në përgjithësi.
Masar, këto janë dënime drakonike!
Kjo Shkëndijë ta ka zbardhur fytyrën në Evropë dhe ka luajtur në “play-off” të Conference League.
Pa shqiptarët, futbolli në Maqedoninë e Veriut sot do të ishte më i zymtë dhe pa krenari për shtetin ku jetoni.
E sot, Shkëndijën e dënoni kaq rëndë?
A po përsëritet viti 1997?
A është Shkëndija sërish halë në sy?


