Thursday, May 2, 2024
spot_img

MASH: Nga  dita e  hënë pagesa e subvencionimit të racionit për studentë  në bazë javore

Në vend që në bazë ditor  nga  e hëna e ardhshme, mjetet  për subvencionimin e racionit të studentëve do të paguhen njëherësh për gjashtë ditë në javë. Kjo është paraparë me ndryshimet e fundit në Ligjin për Subvencionimin e Racionit të  Studentëve, të bëra me kërkesë të organizatave dhe shoqatave të studentëve ndërsa në  drejtim të avancimit të zgjidhjes për shfrytëzimin e kësaj mase sistemore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se duke filluar nga java e ardhshme, çdo studentë i cili  ushtron të drejtën subvencionimit të racionit për studentë  në llogarinë e tij të rrjedhëse do të përfitojë buxhet prej 840 denarë i cili do të jetë i destinuar për blerjen e ushqimit, gjegjësisht artikujve ushqimor dhe mund të përdoret nga e hëna deri të shtunën. Në këtë mënyrë rritet praktika e zgjidhjes ligjore, e cila deri më tani parashihte pagesën prej 140 denarë në ditë

Nuk ka asnjë ndryshim në kushtet për ushtrimin e të drejtës së subvencionimit të racionit të studentëve. Afati për konkurrimin e studentëve të cilët ende nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë ose nuk i kishin  plotësuar kriteret është  është  prej datës 1 deri më datë 5 të çdo muaji vijues përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk.

Duke qenë se aplikimi i zgjidhjes së re ligjore hyn në fuqi më 1 mars, Ju njoftojmë se çdo student përfitues i së drejtës, këtë të premte do të marrë mjete për dy ditët e mbetura të javës, gjegjësisht 280 denarë.

MASH respekton vullnetin e studentëve dhe plotësoi kërkesën e tyre. Ata do të vazhdojnë të jenë partner i rëndësishëm i nstitucionit në krijimin e politikave dhe masave që prekin të rinjtë.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT