Saturday, March 2, 2024
spot_img

MASH:Thirrje e re për mbështetje financiare për nxënësit, ata që kanë aplikuar tashmë në dhjetor nuk kanë nevojë të aplikojnë përsëri

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli thirrjen e re për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, në të cilën mund të aplikojnë të gjithë nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet dhe nuk kanë aplikuar  në thirrjen e parë nga dhjetori i vitit të kaluar. Afati i aplikimit është shtyrë për shkak të pushimit dimëror dhe zgjat prej datës 5 deri më 16 janar të vitit 2024.

Thirrja publike mund të gjendet në linkun vijues:  Thirrje publike për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, familjet e të cilëve kanë të ardhura mujore neto pagë gjithsej  deri në 50.000 denarë (mon.gov.mk):k)

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme që aplikuan për thirrjen e parë muajin e kaluar nuk kanë nevojë të aplikojnë përsëri.

Pagesa e mbështetjes financiare pas thirrjes së parë publike do të bëhet në ditët në vijim. Nxënësit e shkollave fillore do të marrin 1.200 denarë në muaj, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme 1.800 denarë. Kjo ndihmë është pjesë e paketës së 9-të të masave antikrizë të Qeverisë, me qëllim të sigurimit të kushteve më të mira materiale për nxënësit që kanë nevojë për mbrojtje sociale në kushtet e krizave të shumëfishta të ndërthurura.

Thirrja publike do të publikohet çdo muaj në vazhdim, duke përfunduar në maj të vitit 2024.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT